Borussia Dortmund e nisi me një barazim sezonin e ri në Bundesliga. Verdhezinjtë shpërdoruan një avantazh prej dy golash (1-3), duke pësuar dy gola në 5 minutat e fundit. Trajneri Niko Kovac nuk ishte i kënaqur me këtë rezultat.
“Një fitore që na iku nga duart sepse nuk ishim aq të përqendruar për 90 minuta. Ishim 3-1 përpara dhe kishim nxjerrë maksimumin nga lojtarët tanë cilësorë në aspektin e përfundimit, por në fund të fundit, nuk luftuam aq shumë sa duhej”, tha Kovac.
“Duhet të kënaqemi me këtë pikë. Nuk luajtëm mirë, kështu që duhet të marrim përgjegjësi. Ishte një ditë ku nuk meritonim më shumë se një pikë”, tha Kovac, që foli edhe për kartonin e kuq të Mane, që solli penalltinë e rivalëve, që shënuan golin e dytë.
“Natyrisht, ai është i dëshpëruar, sepse kur je në avantazh 3-1 dhe pastaj pëson një penallti dhe një karton të kuq dhe përfundon 3-3. Ai ndihet pjesërisht përgjegjës. Por nuk ishte vetëm ai. Ne nuk ishim mjaftueshëm të mirë si ekip për të marrë në shtëpi tre pikët”, shtoi Kovac.
The post Kovac: Duhet të marrim përgjegjësi, ishte një ditë ku nuk meritonim më shumë se një pikë appeared first on Telesport.