Chivu: Me shpenzimet që ka bërë, Napoli është favorit. Unë preferoj cilësinë para sasisë

Cristian Chivu debuton sot në stolin e Interit, në Serie A. Në konferencë për shtyp, ai foli për ndeshjen me Torinon dhe objektivat sezonalë.

Si është gjendja e skuadrës pas përgatitjeve?
Kemi punuar mirë në këto katër javë. Ishte një përgatitje e shkurtër, por intensive. Jemi ende në ndërtim, por ndihemi gati dhe mezi e prisnim fillimin e kampionatit.

Sa ndikon merkatoja?
Tregu ka qenë i pikësynuar. Disa objektiva nuk ishin të shitshëm, siç ndodh edhe me lojtarët tanë. Linja e klubit është e qartë: investim te të rinjtë me potencial. Ata që kemi marrë janë gati të na ndihmojnë.

Oriali tha se Interi është favorit absolut. A pajtoheni?
Unë jam dakord me Allegrin; kush fiton titullin një sezon, është favorit sezonin pasues. Napoli me atë që ka bërë mbetet skuadra për t’u mundur.

Çfarë i duhet skuadrës suaj për të pasur frymën e “tripletës”?
Karakter, vazhdimësi në punë dhe aftësi për t’i menaxhuar momentet, sidomos ato të vështirat. Pa këto nuk arrin deri në fund.

Çfarë mendoni për faktin se merkatoja është e hapur edhe pas fillimit të sezonit?
Janë rregulla të UEFA-s dhe FIFA-s. Do të donim qetësi, por një trajner duhet të dijë t’i menaxhojë edhe pasiguritë, edhe mendimet e lojtarëve. Është pjesë e lojës.

A keni frikë nga fillimi?
Nuk kemi frikë. Kur je i ndershëm me punën dhe përgatitjen tënde, nuk ka arsye të trembesh. Mentaliteti bën diferencën.

Çfarë ndjesie keni për debutimin tuaj si trajner i Interit?
Jam krenar dhe i vetëdijshëm për përgjegjësinë. Jam i qetë sepse, kur jep maksimumin, gjërat bëhen më të thjeshta. E rëndësishme është që më në fund po fillon sezoni.

Çfarë Torino prisni?
Një skuadër të fortë, të organizuar, me trajner të ri si Baroni, që e respektoj shumë. Kundërshtari do të vijë të luajë pa presion.

A preferoni Lookman apo lojtarë të ngjashëm?
Unë dua cilësi, jo sasi. Disa emra që donim nuk u realizuan, por ne kërkojmë gjithmonë lojtarë që mund të rrisin nivelin e skuadrës.

The post Chivu: Me shpenzimet që ka bërë, Napoli është favorit. Unë preferoj cilësinë para sasisë appeared first on Telesport.