Pas barazimit 1-1 kundër Fulham, kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes, foli për mediat duke shprehur zhgënjimin e tij për një rezultat që u konsiderua i pamjaftueshëm. “Nuk mund të jemi të kënaqur me një pikë,” tha portugezi.
“Erdhëm këtu për të fituar ndeshjen. U mbrojtëm mirë për periudha të gjata, por në një situatë na ndëshkuan. Është shumë zhgënjyese të mos e marrim fitoren“, tha Fernandes, që më pas komentoi për penalltinë e humbur, e cila mund të kishte ndryshuar rrjedhën e ndeshjes.
“Secili ka rutinën e vet, por unë e godita topin keq,” pranoi ai. “Kjo është arsyeja pse e humba penalltinë.” Kapiteni i Djajve të Kuq analizoi gjithashtu menaxhimin e ndeshjes.
“Jemi shumë të zhgënjyer. Ishim në lojë, duhet ta kishim kontrolluar më mirë pas golit tonë dhe t’i kishim lënë të vraponin më shumë. Për pjesën më të madhe të ndeshjes, i menaxhuam mirë vrapimet e tyre nga mesfusha, por na mungoi qëndrueshmëria në minutat e fundit“, tha Fernandes.
Së fundmi, një koment për nënshkrimet e reja, të cilët tashmë kanë treguar disa nga cilësitë e tyre: “Ata janë lojtarë të shkëlqyer për ne, kanë aftësi të shkëlqyera. Do të shohim shumë më tepër prej tyre dhe jemi të lumtur që janë pjesë e ekipit”.
The post Bruno Fernandes i zhgënjyer: Nuk mund të kënaqemi vetem me një pikë appeared first on Telesport.