Real Madrid ka marrë fitoren e dytë rresht në La Liga, pasi ka fituar 0-3 në transfertë ndaj Real Oviedo. Ndeshja filloi vrullshëm për madrilenët, të cilët në minutën e 14-të pretenduan për një penallti të padhënë. Franco Mastantuono pengohet brenda zonës, por arbitri vazhdoi lojën normalisht. SHIKORASTIN
Madrilenët do të zhbllokonin shifrat në minutën e 38-të, ku Aurelien Tchouameni rikuperon një top në mesfushë, Arda Guler tregohet i jashtëzakonshëm duke dhënë një asist spektakolar për Mbappe, francezi dërgon topin në rrjetë. SHIKOGOLIN
Vendasit pretendojnë për një faull të Aurelien Tchouameni, por arbitri nuk e mori parasysh. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për madrilenët. Në fillim të pjesës së dytë, vendasit ishin më kërkues. Në minutën e 52-të, ata pretendojnë për një penallti të padhënë, pasi Dean Hujisen shtyn kundërshtarin, por për arbitrin nuk kishte asgjë të parregullt.
Në minutën e 81-të, Kwasi Sibo i afrohet shumë golit të barazimit, por goditja e tij ndalet në shtyllë. SHIKORASTIN Më pas vepron ligji i pashkruar i futbollit “Po nuk shënove, do të pësosh”. Dy minuta më pas, pas një aksioni të bukur, Vinicius Junior asiston për Mbappe, francezi tund rrjetën për të dytën herë. SHIKOGOLINE2MBAPPE
Në minutat shtesë, pati kohë edhe për golin e tretë, shënuar nga Vinicius Junior, pas asistit të Brahim Diaz. Rezultati përfundimtar, 0-3 për Real Madrid. SHIKOGOLIN3
The post Real Madrid merr fitoren e dytë rresht. Oviedo ndëshkohet nga ligji i pashkruar i futbollit… (video) appeared first on Telesport.