Policia e Kosovës ka bërë të ditur se 26-vjeçari që ka rënë nga kati i tetë i një objekti banesor në Skenderaj mbrëmjen e së dielës ka vdekur.
Në njoftimin e policisë thuhet se si pasojë e lëndimeve të marra, pas një kohe të shkurtër i ndjeri ka humbur jetën.
Njoftimi i plotë:
Vdekje e dyshuar
Me datë 24.08.2025, rreth orës 21:00, policia në Skenderaj është njoftuar se një person kishte rënë nga kati i tetë i një objekti banesor dhe ishte transportuar menjëherë në emergjencën e QKMF Skenderaj.
Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjajres mirëpo pas një kohe të shkurtër, nga ekipi mjekësor ishte konfirmuar se personi 26 vjeçar, i gjinisë mashkullore, si pasojë e lëndimeve të pësuara kishte humbur jetën.
Të gjitha njësitë kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjajres dhe janë duke u marrë me hetimin e rrethanave të rastit.