Juventus e ka nisur me këmbë të mbarë sezonin e ri, pas fitores 2-0 ndaj Parmës, në ndeshjen e luajtur në Torino. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola. Rezultati do të zhbllokohej në minutën e 59-të, ku Kenan Yildiz bën gjithçka mirë dhe jep një asist perfekt për Jonathan David, kanadezi debuton me gol në Serie A.
Në minutën e 83-të, Andrea Cambiaso lë me 10 lojtarë në fushë Juventusin, pasi mesfushori u ndëshkua direkt me karton të kuq për sjellje jo sportive, pasi goditi me dorë kundërshtarin në fytyrë. Një minutë më pas, Juventus gjen golin e dytë, pas kombinimit të bukur mes Kenana Yildiz dhe Dusan Vlahovic, sulmuesi serb tund rrjetën. Bardhezinjtë fitojnë 2-0 dhe e nisin me fitore sezonin e ri.
Në ndeshjen tjetër, Atalanta barazoi 1-1 në Bergamo ndaj Pisës, ekip i ardhur nga serie B. Në minutën e 25-të, ekipi i drejtuar nga Alberto Gilardino gjeti avantazhin pas një kundërsulmi të shpejtë dhe falë autogolit të Hien, qendërmbrojtësit të Atalantës. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Pisën. Në fillim të pjesës së dytë, vendasit barazojnë shifrat me Gianluca Scamacca. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund.
The post Juventus e nis me fitore. Debuton me gol transferimi i bujshëm. Atalanta “surprizohet” në shtëpi nga Pisa (video) appeared first on Telesport.