Barcelona-Levante, publikohet audioja e bisedës së gjyqtarëve për penalltinë e diskutuar

Federata Spanjolle e Futbollit ka bërë publije regjistrimet në audio të bisedës mes gjyqtarit Alejandro Hernandez Hernandez dhe zyrtarit të VAR-it, Jorge Figueroa Vazquez, në ndeshjen Barcelona-Levante 3-2 në La Liga.

Kjo, me qëllimin për të shpjeguar vendimin për penallti ndaj Alejandro Balde në fitoren skuadrës së drejtuar nga Hansi Flick.

Pas një situate të pazgjidhur nga gjyqtari kryesor, zyrtari nga qendra VAR tha: “Alejandro, duhet të vish të shohësh një penallti të mundshme. Kur të jesh në ekran, më lajmëro, të lutem”.

Arbitri shkoi te monitori dhe tha: “Mirë, është mjaft larg. Po, saktë, në goditje në portë. Vëre kamerën në slow-motion”.

“Dua ta shoh. Slow-motion tregon se është penallti. Pa karton. Vetëm penallti”, shtoi ai më tej.

Kjo situatë ka krijuar shumë polemika në Spanjë, por tashmë është histori e shkuar. Nuk ka kthim pas.

The post Barcelona-Levante, publikohet audioja e bisedës së gjyqtarëve për penalltinë e diskutuar appeared first on Telesport.