Ermal Fejzullahu feston ditëlindjen, urimi i motrës nga largësia prek zemrat

Këngëtari i dashur për publikun, Ermal Fejzullahu, ka festuar ditëlindjen e tij, duke marrë urime të shumta nga familjarë, miq dhe fansa.

Një ndër urimet më të veçanta erdhi nga motra e tij Bulza, e cila jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Edhe pse larg, ajo nuk harroi të kujtonte ditën e veçantë të vëllait të saj, duke ndarë një mesazh emocional që preku zemrat e shumë ndjekësve, shkruan “Kosovarja”.

Ky gjest i saj tregoi edhe njëherë lidhjen e fortë familjare, pavarësisht distancës që i ndan.