Brenda pushimeve luksoze të Adelina Tahirit

Këngëtarja Adelina Tahiri po i shijon maksimalisht ditët e verës pranë detit dhe diellit.

Këtë herë, ajo ka zgjedhur Italinë si destinacionin e radhës për pushimet familjare, shkruan “Kosovarja”.

Përmes rrjeteve sociale, Adelina ka ndarë vazhdimisht pamje nga momentet e saj relaksuese, ku bien në sy ambientet luksoze dhe stili i saj elegant.


Nga plazhet e bukura italiane tek veshjet plot shije këngëtarja po tregon se di si ta shijojë verën në mënyrë madhështore.