Allegri e nis me humbje, Milan turpërohet në “San Siro” nga Cremonese. Roma bën detyrën në shtëpi (video)

Pritej të ishte një ndeshje feste, një fillim i mbarë sezoni, por rezultoi ndryshe, shumë ndryshe. Në një “San Siro” të tej mbushur plot, Milan është mundur 1-2 nga Cremonese, në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Serie A. Ekipi i ardhur nga Serie B, bëri një paraqitje fantastike dhe tregoi me shumë dëshirë dhe vullnet për të fituar ndeshjen. Max Allegri ka ende shumë punë për të bërë te Milan.

Miqtë gjetën golin në minutën e 27-të me Federico Baschirotto, i cili mposhti me kokë Mike Maignan, pas krosimit perfekt të Alessio Zerbin. Në fund të pjesës së parë, në kohën shtesë, Milan barazon shifrat me Strhinja Pavlovic. Mbrojtësi serb shënon me kokë pas krosimit të Pervis Estupinan. Pjesa e parë mbyllet 1-1.

Pjesa e dytë foli sërish për miqtë, edhe pse pritej e kundërta. Në minutën e 60-të, Bonazzoli shënon një supergol me gjysmë-rroveshatë, duke dërguar topin për herë të dytë në rrjetën e Maignan. Pavarësisht zëvendësimeve të kryera nga Max Allegri, asgjë nuk ndryshoi. Rezultati përfundimtar, Milan-Cremonese 1-2.

SHIKOGOLINEBaschirotto

SHIKOGOLINEPAVLOVIC

SHIKOGOLINEBONAZZOLI

Në sfidën tjetër të luajtur në “Olimpico”, Roma e drejtuar nga Gian Piero Gasperini e nis me këmbë të mbarë, pas fitores 1-0 ndaj Bologna-s. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Wesley Franca në minutën e 52-të, i cili shënoi duke përfituar nga një mos kuptim mes tyre i mbrojtësve miq.

SHIKOGOLINEWESLEYFRANCA

The post Allegri e nis me humbje, Milan turpërohet në “San Siro” nga Cremonese. Roma bën detyrën në shtëpi (video) appeared first on Telesport.