Levante “leksione” Barcelonës në pjesën e parë, katalanasit po humbin 2-0 (video)

Levante është duke fituar 2-0 ndaj Barcelonës, ndeshje e vlefshme për javën e dytë në La Liga. Katalanasit vinin si favoritët kryesorë në këtë takim, por fusha e lojës deri tani ka treguar të kundërtën.

Vendasit gjetën golin e parë në minutën e 15-të me Ivan Romero. Pasi mori një top të bukur nga Toljan, sulmuesi i Levantes shmangu bukur Pau Cubarsi dhe u tregua më i shpejtë se Ronald Araujo, duke dërguar topin në portën e Joan Garcia.

Në fund të pjesës së parë, në minutat shtesë, vendasit fituan një penallti, pas ndërhyrjes së VAR, për prekje të topit me dorë nga Alejandro Balde brenda zonës.

Jose Morales tregohet i saktë nga pika e bardhë, Levante e mbyll pjesën e parë në avantazh të dyfishtë 2-0.  Lamine Yamal me shokë kanë ende edhe 45 minuta lojë për të shpëtuar nga një humbje turpëruese që në javën e dytë.

SHIKOGOLINEIVANROMERO

SHIKOGOLIN2

The post Levante “leksione” Barcelonës në pjesën e parë, katalanasit po humbin 2-0 (video) appeared first on Telesport.