Në orën 18:30, Arsenal do të përballet me Leeds, për javën e dytë të Premier League. Pak minuta para ndeshjes, Arsenal ka zyrtarizuar transferimin e Eberechi Eze nga Crystal Palace.
27-vjeçari u transferua për shifrën 60 milionë paundë plus bonuset. Kur të gjithë prisnin zyrtarizimin e Eberechi Eze te Tottenham, ndodhi befasia e madhe e merkatos dhe si përfundim lojtari u transferua tek Arsenal, ish-klubi i tij i fëmijërisë. Eze do të mbajë numrin 10 në fanellë.
Eze është transferimi i shtatë që ka bërë Arsenal në këtë merkato, pas Kepa Arrizabalaga, Christian Norgaard, Cristhian Mosquera, Martin Zubimendi, Noni Madueke dhe Viktor Gyokeres.
The post Pak para ndeshjes ndaj Leeds, Arsenal prezanton transferimin e bujshëm appeared first on Telesport.