Mbrëmë filloi zyrtarisht sezoni i ri i Bundesligës, ku Bayern fitoi 6-0 ndaj Leipzig. Sot në mesditë, u luajtën ndeshjet e radhës, ku nuk munguan golat dhe befasitë. Erik ten Hag e nis me humbje te Leverkusen, pasi “Aspirinat” u mposhtën në shtëpi 1-2 nga Hoffenheim, ku protagonisti kryesor i takimit ishte Fisnik Asllani.
Vendasit e filluan në mënyrë të shkëlqyer takimin, duke gjetur golin pas 6 minutash lojë. Gjatë një goditjeje dënimi, Grimaldo kroson në zonë, Quansah dërgon me kokë topin në rrjetë. SHIKOGOLINEQUANSAH
Miqtë do të barazonin shifrat në minutën e 25-të me Fisnik Asllanin. Sulmuesi i ri i Kosovës, pas një topi të marrë nga shoku i skuadrës, Toure, barazon shifrat me një goditje të bukur. SHIKOGOLINEFISNIKASLLANIT
Në fillim të pjesës së dytë, Asllani bëhet sërish protagonist, ku pas një topi të gjatë, ku 23-vjeçari mbron mirë topin dhe tërheq pas vetes mbrojtësit kundërshtarë, duke lënë të lirë shokuan e skuadrës, Lemperle, i cili shënoi golin e avantazhit për Hoffenheim. Rezultati përfundimtar, Leverkusen-Hoffenheim 1-2. Lojtari më i mirë i ndeshjes? Padyshim, Fisnik Asllani. SHIKOGOLINEDYTETEHOFFENHEIM
Në sfidat e tjera, të nisura në orën 15:30, Eintracht Frankfurt fitoi 4-1 ndaj Bremen, Freiburg u mposht në shtëpi 1-3 nga Augsburg, Wolfsburg fitoi 1-3 në transfertë ndaj Heidenheim, Union Berlin 2-1 Stuttgart. Në orën 18:30, luhet ndeshja e fundit për sot mes St.Pauli dhe Dortmund.
The post Lumë golash në javën e parë në Bundesligë, sulmuesi i Kosovës shkëlqen ndaj Leverkusen. Ten Hag debuton me humbje appeared first on Telesport.