Ekzaminime shtesë mjekësore për Boniface, shtyhet zyrtarzimi te Milani. Ja dilemat

Zyrtarizimi i Victor Boniface te Milani vazhdon të shtyhet. Sulmuesi nigerian, i mbërritur dje në Milano për të nisur aventurën e tij të re me fanellën kuqezi, është në qendër të një situate të veçantë, që lidhet me gjendjen e tij fizike.

Në të kaluarën, lojtari ka pësuar dy herë këputje të ligamentit të kryqëzuar dhe sezonin e kaluar, me Bayer Leverkusen, për shkak të disa problemeve fizike, ka luajtur vetëm 27 ndeshje.

Për këtë arsye, në orët e fundit ka predominuar shqetësimi i Milanit që përveç kontrolleve rutinë të ditës së djeshme, sulmuesi të kryente edhe vizita shtesë. Këto ekzaminime janë zhvilluar mëngjesin e sotëm në mënyrë shumë më të detajuar dhe rigoroze sesa zakonisht.

Rezultati përfundimtar pritet të mbërrijë sonte, pas debutimit të Milanit në Serie A ndaj Cremonese (20:45 në “San Siro”) ose, në të kundërt, nesër.

Ndërkohë, drejtuesit e klubit nga “Via Aldo Moro”, me Igli Taren në krye, po mbajnë aktive edhe disa pista alternative për repartin ofensiv, në rast se blerja e Boniface dështon dhe sulmuesi nigerian detyrohet të kthehet në Gjermani.

The post Ekzaminime shtesë mjekësore për Boniface, shtyhet zyrtarzimi te Milani. Ja dilemat appeared first on Telesport.