Xabi: Nuk ka lojtarë të paprekshëm për mua. Rodrygo? Vendimet janë të miat

Pa dashur të zbulojë shumë, por duke theksuar autoritetin e tij, Xabi Alonso foli në konferencën për shtyp para sfidës Oviedo-Real Madrid. Trajneri madrilen nuk deshi të tregojë nëse Mastantuono do ta nisë nga minuta e parë: “Kushdo që është në listën e grumbullimit mund të jetë titullar”.

E njëjta përgjigje edhe për Vinicius, për të cilin u pyet nëse është i paprekshëm: “Për mua sezoni dhe kjo etapë kanë nisur tani. Kemi luajtur vetëm një ndeshje. Vendimet për formacionin dhe kush luan janë vetëm dhe ekskluzivisht të miat”.

Ai sqaroi gjithashtu se mungesa e Rodrygo ndaj Osasunës nuk ishte asnjë urdhër nga klubi, për ta shtyrë drejt largimit: “Të gjitha vendimet janë të miat, vetëm unë i marr”.

Për ndeshjen ndaj Oviedo: “Për ta është një ndeshje speciale, por edhe për ne është e rëndësishme të vazhdojmë të rritemi dhe të jemi konkurrues jashtë fushe. Jemi vetëm në javën e tretë, por e presim me interes ndeshjen në fjalë”.

Për Mastantuono: “Hyri mirë në lojë ndeshjen e fundit, me energji. Është në listë, pra ka mundësi si të gjithë të luajë”.

Për Cazorla: “Kam kujtime të shkëlqyera me të si lojtar dhe si shok ekipi. Është fantastike që është kthyer tek Oviedo dhe është bërë simbol atje”.

Për Vinicius: “Është fillimi i sezonit, të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm, nuk bëj dallime”.

Për punën taktike: “Shenjat në fushë na ndihmojnë për organizim taktik, punë linjash e referenca. E kam përdorur gjithmonë”.

Për Rodrygo: “Kam folur me shumë lojtarë, edhe me Rodrygo. Është herët, sezoni sapo ka filluar”.

Për gjuajtjet e dënimit: “Ende nuk kemi punuar shumë, por kemi disa lojtarë me cilësi të mëdha: Arda, Trent, Mastantuono, Kylian…”

Për merkaton: “Jam i kënaqur me skuadrën, por duhet të jemi gjithmonë vigjilent”.

Për Bellingham: “Duhet të përshtatemi. Askush nuk do t’i luajë të gjitha minutat”.

Për Mastantuono si profil: “Mund të luajë si ‘10’ ose në vijën e fundit. Ka cilësi dhe shkathtësi për të dyja rolet”.

Për Vinicius dhe zhurmat që e rrethojnë:
“E shoh mirë, të gjithë kanë dëshirë të bëjnë një sezon të madh”.

Për sistemin e lojës (4-3-3): “Kemi fleksibilitet, por ideja jonë është e qartë”.

Për krahasimin me Barcelonën: “Nuk më shqetëson. Më shqetëson niveli ynë. Çdo javë do të përmirësohemi”.

Për Mbappé: “Nuk i vendos objektiva golash. Dua ta ndihmoj që të udhëheqë skuadrën. Është pjesë themelore e projektit tonë”.

The post Xabi: Nuk ka lojtarë të paprekshëm për mua. Rodrygo? Vendimet janë të miat appeared first on Telesport.