Juventus-Kolo Muani, tratativa pa fund dhe marrëveshje. PSG nuk bën asnjë “sconto”

Vera e merkatos te bardhezinjtë vazhdon me intensitet të madh. Në “Continassa” ka shumë lëvizje dhe bisedime që zgjasin prej muajsh. Një prej tyre është rasti i Kolo Muani. Comolli ka nisur kontaktet me PSG që në qershor, por akordi ende nuk është arritur. Fillimisht dukej se palët ishin afruar, por në orët e fundit parizienët kanë ngritur çmimin duke mos pranuar të zbresin nën 70 milionë euro.

Një shifër shumë e lartë për Juventusin, që ofron vetëm huazim me pagesë (10 milionë €) dhe detyrim blerjeje prej 40 milionë €. Distanca mbetet e madhe dhe nuk dihet nëse do të mbyllet. Për këtë arsye, në kampin bardhezi mbetet i gjallë edhe opsioni Edon Zhegrova nga Lille.

Megjithatë, edhe këtu ka një pengesë të fortë. presidenti i klubit francez, Olivier Létang, deklaroi në prag të ndeshjes kundër Monaco: “Edon Zhegrova do të qëndrojë me ne këtë sezon. Nuk kemi marrë asnjë ofertë. Mediat italiane shpesh e ekzagjerojnë, nuk ka asnjë marrëveshje apo tratativë në zhvillim”. Pra, nga Kolo Muani te Zhegrova, duket se drejtori bardhezi, Comolli, do të duhet të bëjë orë pune shtesë deri në fund të merkatos.

📤 Në dalje: Lloyd Kelly, i ardhur në janar nga Newcastle, është pranë rikthimit në Premier League. Mbrojtësi pëlqehet nga Crystal Palace, që është gati të paguajë pak më shumë se 17 milionët, që shpenzoi Juve për ta marrë.

⚖️ Në mesfushë mbizotëron qetësia pas largimit të Douglas Luiz, me bardhezinjtë që aktualisht nuk synojnë afrime të reja. E hapur mbetet vetëm çështja Nico González, i kërkuar nga Atletico Madridi, por spanjollët ende nuk kanë bërë ofertë konkrete.

The post Juventus-Kolo Muani, tratativa pa fund dhe marrëveshje. PSG nuk bën asnjë “sconto” appeared first on Telesport.