Rita Ora ka ndarë disa foto me bikini nga pushimet e saj verore në Ibiza, ku ka shijuar detin dhe ka festuar ditëlindjen e 50-të të bashkëshortit të saj, regjisorit Taika Waititi.
Këngëtarja 34-vjeçare u pa duke kaluar ditë në plazh me miqtë, ndërsa në një prej fotove ajo shfaqej me bikini të zeza, syze të mëdha dielli dhe një kapele.
Më vonë, për një dalje në mbrëmje, Rita veshi një fustan transparent të gjatë, të cilin e kombinoi me një çantë të madhe kashte, shkruan DailyMail.

Në një postim në Instagram, ajo shkroi: “Gati në fund të verës”.
Për festën e ditëlindjes së Taikas, çifti kishte marrë me qira një vilë luksoze në ishullin spanjoll, ku mirëpritën emra të njohur si: Kate Moss, Matt Damon, Sacha Baron Cohen, Chelsea Handler, Lucien Laviscount, Natasha Lyonne, Sebastian Stan dhe Keisha Buchanan nga Sugababes.

Në festë, Rita dhe Taika kishin përgatitur edhe një pjatancë të madhe me cigare për miqtë e tyre VIP, të cilat ishin vendosur gjithashtu nëpër tavolina.
Disa të ftuar, mes tyre Rita dhe Kate Moss, njihen si duhanpirëse të rregullta, ndërsa të tjerë si Matt Damon dhe Lucien Laviscount konsumojnë më rrallë.

Rita dhe Taika u martuan në vitin 2022, pas një lidhjeje që sipas këngëtares lindi mbi miqësinë e fortë mes tyre.
“Taika dhe unë jemi thjesht miqtë më të mirë dhe vendosëm që këtë ndjenjë ta mbajmë përgjithmonë”, është shprehur Rita.

Në intervista të mëparshme, ajo ka treguar se bashkëshorti e ka frymëzuar edhe për albumin e saj më të fundit You & I.
“Doja të isha një libër i hapur, t’u tregoja njerëzve se ku jam në jetën time sot – si një ditar. Muzika është të jesh sa më i sinqertë që mundesh”, tha Rita për Hunger Magazine.

Çifti organizoi një ceremoni të thjeshtë dhe sekrete në Los Angeles në gusht të vitit 2022, e cila nuk u konfirmua nga vetë ata deri një vit më vonë.
Rita ka treguar se martesa erdhi pas një periudhe të gjatë marrëdhëniesh të gabuara gjatë “të njëzetave të saj të trazuara”, por me Taikan ndjeu se kishte gjetur më në fund vendin e sigurt.

Duke reflektuar për të kaluarën, ajo tha: “Jeta ime sentimentale ka qenë shumëngjyrëshe, për ta thënë butë. Por është e mrekullueshme që kemi mundësinë t’i bëjmë vetë zgjedhjet tona”.




