Yll Limani ka ndarë me ndjekësit e tij një sërë fotosh dhe videosh nga koncerti i tij spektakolar i mbajtur para pak ditësh në Shkup.
Artisti i njohur prishtinas performoi në stadiumin ARM, ku mblodhi një audiencë të jashtëzakonshme përballë vetes, duke dhuruar një mbrëmje plot emocion dhe muzikë live me orkestër.
Në postimet e tij në Instagram, Ylli ka ndarë momente nga skena dhe publiku i zjarrtë, duke i shoqëruar me fjalët: “Një natë që s’kena me harru kurrë… faleminderit Shkupi!”.
Ky koncert shënon një tjetër arritje të madhe në karrierën e artistit, i cili prej vitesh është ndër emrat më të pëlqyer të muzikës shqiptare.
Performanca në Shkup u prit me entuziazëm të madh nga fansat, duke konfirmuar edhe një herë lidhjen e veçantë që Yll Limani ka krijuar me publikun në mbarë trojet shqiptare.













