“Faleminderit Paris”! Lamtumira e përzier e Donnarumma nga PSG, tani e pret…

Aventura e Gianluigi Donnarumma te PSG ka mbërritur në fund. Madje, ka ardhur edhe përshëndetja e fundit e portierit italian për tifozët parizienë. Të premten mbrëma, pas fitores minimale kundër Angers, tifozët e PSG-së nderuan në “Parc des Princes” protagonistët e një sezoni triumfal.

Në fushë, i veshur me rroba civile, u shfaq edhe Gigio Donnarumma, i cili përshëndeti mbështetësit para lamtumirës. Në një moment, shokët e tij të skuadrës e lanë vetëm përballë tribunës së tifozëve ultras dhe aty shpërthyen duartrokitjet e brohoritjet, që bënë të ‘dridhej’ stadiumi. I emocionuar, portieri i kombëtares italiane falënderoi publikun me gjeste të mëdha.

Pas mbrëmjes së djeshme, mbërriti edhe postimi i tij në Instagram. I thjeshtë dhe i shkurtër, me vetëm dy fjalë: “Merci Paris” (faleminderit Paris)!

Tani, për Donnarumma nis një kapitull i ri. Manchester City është favorit për ta marrë, por gjithçka varet nga largimi i portierit brazilian Ederson. Negociatat e këtij të fundit me Galatasaray janë të avancuara. Turqit kanë ofruar 10 milionë euro dhe anglezët duken pranë pranimit, për t’i hapur rrugë transferimit të Donnarumma në “Etihad”.

The post “Faleminderit Paris”! Lamtumira e përzier e Donnarumma nga PSG, tani e pret… appeared first on Telesport.