Një tjetër yll i Hollywood-it ka zbuluar se emri i saj është shqiptuar gabimisht gjatë gjithë kohës.
Aktorja Kirsten Dunst, së fundmi, në një video të publikuar në TikTok, ka sqaruar se si në të vërtetë duhet të shqiptohet emri i saj, raporton CNN.
“Mendoj se të gjithë ma shqiptojnë gabim emrin, ndaj e kam lënë pas dore. Nuk më intereson më”, thotë ajo në videon e shpërndarë nga revista Town & Country. Aktorja shtoi se përgjigjet në çdo version, megjithëse shqiptimi i saktë është ‘Kirr-sten’.
“Nuk i fajësoj njerëzit”, shton Dunst. “Për shembull, në Angli pothuajse kurrë nuk e shqiptojnë saktë. Madje edhe kolegët në xhirime e kanë gabuar shpesh.
Në filmin e fundit, të gjithë më quanin ndryshe – kishte suedezë, kishte edhe hungarezë. Thjesht dorëzohesh”.
Së shpejti, aktoren do ta shohim në filmin Roofman, ku Channing Tatum interpreton një ish-ranger të ushtrisë amerikane dhe baba në vështirësi, i cili fillon të grabisë restorante McDonald’s duke hapur vrima në çatitë e tyre – gjë që i solli nofkën “Roofman”.
Filmi pritet të dalë në kinema më 10 tetor.