FSK dhe Forca Detare e Shqipërisë zhvillojnë stërvitje të përbashkët në Pashaliman

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë kryer stërvitje të përbashkët me Efektivët e Qendrës së Zhytjes së Forcës Detare të Shqipërisë.

Stërvitja u krye në një nga dy bazat kryesore të marinës shqiptare, në Pashaliman.

Kështu ka njoftuar ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, i cili tha se kjo stërvitje garanton rritje të kapaciteteve nënujore.

“Efektivët e Qendrës së Zhytjes së Forcës Detare zhvilluan në Pashaliman stërvitjen e përbashkët me kolegët e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Një traditë e qëndrueshme që garanton operacionalitet, ndërveprim dhe rritje të kapaciteteve për misionet nënujore”, ka shkruar Vengu.

The post FSK dhe Forca Detare e Shqipërisë zhvillojnë stërvitje të përbashkët në Pashaliman appeared first on Kosovapost.net.