Seria A në start, Napoli ngre siparin e sezonit të ri, e pasojnë dy sfida të tjera

23 gusht 2025 është dita më e shumëpritur, ajo që të gjithë e prisnin pas një vere të nxehtë. Kampioni i Italisë, Napoli, hap sezonin e ri të Serie A, ndërsa në mbrëmje do të jenë në fushë Milani i Massimiliano Allegrit dhe Roma e Gian Piero Gasperinit.

Nesër, Stefano Pioli do të shijojë rikthimin e tij në kampionatin italian, në stolin e Fiorentinës, ndërsa Cesc Fàbregas dhe Maurizio Sarri do të “përplasin brirët” në sfidën Como-Lazio. Në mbrëmje, të gjithë sytë do të jenë te Juventusi i Igor Tudor.

Të hënën në mbrëmje, në “San Siro” do të debutojë Cristian Chivu si trajner i Interit. Ky sezon pritet të jetë plot ngjyra dhe emocione, me rikthime të mëdha, debutime të reja dhe emra të njohur që premtojnë spektakël nga fillimi deri në fund.

Një nga surprizat më të mëdha të këtij sezoni është ardhja e dy veteranëve, por ende shumë influencues në fushë: Kevin De Bruyne te Napoli dhe Luka Modric te Milani. Të dy lojtarët, me statusin e yjeve në perëndim të karrierës, sidomos kroati, që do të mbushë 40 vjeç, pritet të të shkëlqejnë në Serie A, duke sjellë kreativitet, eksperiencë dhe spektakël në mesfushat e ekipeve të tyre.

Modric, me stilin e tij klasik dhe vizionin e lojës, do të udhëheqë mesfushën e Milanit, ndërsa De Bruyne, i njohur për pasimet e sakta dhe gjuajtjet nga distanca, do të jetë zemra e skuadrës së Napolit.

r/soccer - COMO ATALANTA COMO TORINO JV JUVENTUS TORINO MILAN INTER H UDINESE VERONA CREMONESE BFC BOLOGNA PARMA SASSUOLO PISA GENOA PISA FIORENTINA CAGLIARI CAGLIARI ROMA (N ROMA LAZIO LLCCL NAPOLI LECCE

The post Seria A në start, Napoli ngre siparin e sezonit të ri, e pasojnë dy sfida të tjera appeared first on Telesport.