“Kam folur me Modric, do të lërë gjurmë në Serie A. I lumtur që Milani zgjodhi Allegrin”

Carlo Ancelotti ka dy arsye këtë sezon për ta mbështetur Milanin. E para lidhet natyrshëm me të kaluarën e tij te klubi kuqezi, ndërsa tjetra me Luka Modric, lojtarin me të cilin ka një lidhje të veçantë dhe e ka trajnuar gjatë shumë viteve te Real Madrid.

Në një intervistë për “Il Giornale”, Ancelotti e komentoi kështu transferimin e kroatit në Itali:
“Kam folur me të, do t’i argëtojë tifozët dhe do të lërë gjurmë në Serie A. Është një profesionist shembullor, nuk ka munguar asnjë stërvitje sezonin e kaluar”.

Cili është mendimi juaj për Milanin e ri dhe rikthimin e Massimiliano Allegrit te kuqezinjtë?
Jam i lumtur që klubi i është besuar atij, nevojitej një figurë e tillë. Serie A ka trajnerë të tjerë me nivel të lartë; Sarri, Conte, Gasperini.

Tani ju jeni trajner i Brazilit, por çfarë planesh keni për më pas?
Do të qëndroj këtu, po kërkoj diçka interesante, ose ndoshta do të ndalem për pak kohë.

A keni nostalgji për Italinë? Çfarë ju mungon më shumë?
Mu mungojnë tortellinat e motrës sime, Angela.

 

The post “Kam folur me Modric, do të lërë gjurmë në Serie A. I lumtur që Milani zgjodhi Allegrin” appeared first on Telesport.