Wanda Nara, e neveritur nga sjella e Icardit: Bën bamirësi me gjërat e mia…

Marrëdhënia mes Wanda Nara dhe Mauro Icardi mbetet e tensionuar. Prezantuesja argjentinase akuzoi ish-bashkëshortin se ka dhuruar për bamirësi veshje, këpucë, lodra dhe çanta luksoze, që ajo kishte lënë në Turqi një vit më parë. “Sillesh sikur bën bamirësi, por me gjërat e mia. Pse nuk ndihmon me të tuat? Kujdesu për familjen tënde, unë do të vazhdoj të kujdesem për vajzat tona”, – shkroi Wanda në rrjete sociale.

Ndërkohë, beteja ligjore vijon. Icardi është regjistruar në listën e debitorëve, pasi nuk ka paguar për disa muaj “pensionin ushqimor” për vajzat Francesca dhe Isabella. Vendimi u mor nga gjyqtari argjentinas Adrián Hagopian, por futbollisti u mbrojt duke pretenduar se Wanda i ka marrë rreth 7 milionë euro nga llogaria e tij bankare, shifër që sipas tij mbulon të gjitha detyrimet deri në moshën madhore të vajzave.

Konflikti shtrihet edhe mbi kujdestarinë. Icardi dëshiron që fëmijët të jetojnë në Turqi, ndërsa Wanda e kundërshton këtë, duke theksuar se për arsye pune nuk mund të zhvendoset atje dhe se vajzat duhet të qëndrojnë në Argjentinë.

The post Wanda Nara, e neveritur nga sjella e Icardit: Bën bamirësi me gjërat e mia… appeared first on Telesport.