(VIDEO) Bayern Munich e nis me “set tenistik”: trekëndëshi Diaz-Kane-Olise dhuron 6 gola!

Bayern Munich ka shënuar fitore me rezultat të thellë 6-0 në shtëpi ndaj Leipzigut në kuadër të javës së parë në elitën e futbollit gjerman. Në minutën e 27-të, Michael Olise ishte në vendin e duhur dhe në kohën e duhur për të realizuar për rezultatin 1-0.

Vetëm pak minuta më vonë, Bayern dyfishoi epërsinë, kësaj radhe përmes Luis Diaz (32’) i cili realizoi për rezultatin 2-0. Teksa po i afroheshim fundit të pjesës së parë, Olise doli në skenë sërish, duke realizuar për 3-0, kësaj radhe pas asistimit nga Serge Gnabry.

GOLI I OLISE – VIDEO

GOLI I LUIZ DIAZ – VIDEO

GOLI I OLISE 2 – VIDEO

Në pjesën e dytë bavarezët ia dolën të gjejnë rrjetën edhe dy herë të tjera, për të marrë një fitore spektakolare në ndeshjen hapëse të sezonit. Harry Kane ishte i radhës që realizoi për rezultatin 4-0, duke e mposhtur portierin mysafir në minutën e 64-të me një goditje fantastike brenda zonës.

Në minutën e 66-të mysafirët menduan se gjetën ‘golin e nderit’ kur shënoi Antonio Nusa, por ai gol u anulua për pozicion jashtë loje nga VAR-i. Për rezultatin 5-0 u përkujdes Kane i cili sërish bëri një goditje spekatakolare duke e lënë portierin pa asnjë gjasw. Sulmuesi anglez eventualisht e kompletoi het-trikun e tij duke realizuar për epilogun përfundimtar 6-0 në minutën e 78-të të ndeshjes.

GOLI I KANE – VIDEO

GOLI I KANE – VIDEO

GOLI I KANE – VIDEO

Një tjetër tripletë për Harry Kane. Ai tani ka shënuar po aq tripleta në Bundesligë sa ka shënuar në Premier League (8 secili). Janë 65 gola në 64 ndeshje në Bundesligë, që është të paktën gjashtë më shumë se çdo lojtar tjetër në pesë ligat kryesore të Europës që kur u bashkua me Bayernin.

The post (VIDEO) Bayern Munich e nis me “set tenistik”: trekëndëshi Diaz-Kane-Olise dhuron 6 gola! appeared first on Telesport.