80 milionë euro në dispozicion, Interit i duhen një mbrojtës qendre dhe një mesfushor

Kur duhen edhe gati 10 ditë nga mbyllja e merkatos për ketë verë, Interi duhet të bëjë me patjetër dy perforcime shumë të nevojshme për sezonin e ri, një mbrojtës qendre dhe një mesfushor.

Klubi zikaltër ka në pozicion 80 milionë euro, për të bërë dy afrimet e duhura dhe të shumë kërkuara nga Cristian Chivu. Përsa i përket pozicionit të mbrojtësit të qendrës, “Il Corriere dello Sport” zbulon se drejtuesit e klubit zikaltër po ndjekin disa emra. I pari në listë është qendërmbrojtësi francez i Udinese, Oumar Solet. Kartoni i tij kushton 25 milionë euro. Një emër tjetër që po ndiqet nga zikaltrit është edhe Trevoh Chalobah, qendërmbrojtësi i Chelsea-s, i cili sezonin e fundit ishte i huazuar te Crystal Palace. Po ashtu ka interes edhe për qendërmbrojtësin polak të Arsenalit, Jakub Kiwior.

Përsa i përket mesfushës, dëshira kryesore është Adrien Rabiot, i përjashtuar pak ditë më parë nga Olimpique Marseille. Klubi francez kërkon 15 milionë euro për të. Një tjetër emër që po ndiqet për mesfushën është edhe ylli i ri që shkëlqeu me Francën në Euro U21, Djaoui Cisse, 21-vjeçari i Rennes.

The post 80 milionë euro në dispozicion, Interit i duhen një mbrojtës qendre dhe një mesfushor appeared first on Telesport.