(VIDEO) Drita mbetet “ndezur”: grupet e Conference League një hap larg! Historia po e pret…

Drita ka bërë një hap të madh drejt fazës së grupeve të Ligës së Konferencës, duke mposhtur 2–1 Differdangen nga Luksemburgu në ndeshjen e parë të play-offit. Skuadra gjilanase e nisi furishëm dhe pas disa rasteve të krijuara, por Albert Dabiqaj dhe Arb Manaj, nuk shënuan nga pozita ideale. Nuk vonoi goli, ku ishte Albert Dabiqaj ai që në minutën e 30-të gjeti rrugën e rrjetës, duke shpërthyer atmosferën në tribunat e stërmbushura me tifozë bardhekaltër.

Me epërsinë minimale u mbyll pjesa e parë, ndonëse Differdange tentoi të reagojë me kundërsulme të shpejta. Në minutën e 65-të, mysafirët arritën të barazonin me golin e Andreas Buch, duke ngrirë për një moment stadiumin.

Por Drita nuk u dorëzua. Dhjetë minuta para fundit, Drita fitoi penallti. Besnik Krasniqi mori përgjegjësinë nga pika e bardhë dhe me qetësi shënoi për 2–1, duke rikthyer epërsinë dhe shpresën për historinë.

VIDEO E GOLIT

Ndeshja përfundoi me tensione. Në minutat shtesë, pas ndërhyrjes së VAR-it, Boris Mfoumou i Differdange u ndëshkua me karton të kuq për një faull të ashpër, duke lënë ekipin e tij me një lojtar më pak.

Drita tashmë udhëton në Luksemburg me një avantazh të çmuar dhe me ëndrrën e madhe për të prekur fazën e grupeve të një gare europiane, një sukses historik për klubin.

 

The post (VIDEO) Drita mbetet “ndezur”: grupet e Conference League një hap larg! Historia po e pret… appeared first on Telesport.