“Dasmat nuk kanë munguar por…” – A ka qenë sezona më e zbehtë këtë verë, flet grimerja e njohur

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në përfundimin e stines së verës, stinë kjo që identifikohet me ahengje familjare e me theks te veqant dasma, shkruan KosovaPost.

Derisa temperaturat e larta që kanë kapluar ballkanin nuk ka zbehur aspak deshiren e madhe për të festuar me zakone qysh e don tradita. Ka pasur zëra që këtë vit ka pasur me pak organizime dasmash, mirpo këtëe ka demantuar menagjerja e studios ‘Naimja’ e cila zotron dy studio të bukurisë një në Mitrovicë e tjetren në Prishtinë.

Sipas, Naime Jakupi- Mexhuani edhe këtë vit ka pasur kërkesa të mëdha dhe klientela ka qenë pothuajse e njejtë, ndoshta pak me shumë sesa ne vitet paraprake, gjë që dëshmon që dasmat nuk kanë munguar ‘ unë mund ta them se edhe këtë vit kemi pasur shumë kërkesa, madje nga nevoja e madhe kam shtuar edhe numrin e stafit si për Mitrovicë ashtu edhe për Prishtinë.

“Dasma ka pasur si çdo vit tjeter, në studion time nuk kam verejtur se ka pasur mungesë organizimesh të tilla’ ka deklaruar zonja Jakupi-Mexhuani në një prononcim për Kosova Post. Sipas saj gjysma e muajit korrit deri tani është shenuar rekord kerkesash sepse siq dihet edhe diaspora ne keta muaj vizitojn ne masë të madhe vendlindjen qka bënë qe edhe bizneset të kenë kerkesa më të mëdha ne krahasim me muajt paraprak.

E në anen tjeter edhe pronarja e ‘Donjetadresses’ Donjeta Dervishi ka deklaruar se kjo sezonë po përmbyllet suksesshem. ‘Ne si biznes, që ofrojmë fustanë me qera nuk kemi parë qe ka pasur rënje të organizimit të dasmave, përkundrazi edhe këtë vit ka qënë tejet i madh numri i  kërkesave’ tha Dervishi për Kosova Post, duke shtuar se tash e sa vite ajo ndahet e knaqur me kerkesat e klinteles që ka gjatë gjithë vitit, por sezoni i verës mbetet me i kërkuari.Organizimi i ahengjeve, konkretisht dasmave mbetet arterja kryesore e të hyrave kur dihet qe shumë binznese lidhen me këtë veprimtari dhe vera pa dyshim që shenon rekord sa i perket organizimeve të tilla.

 

The post “Dasmat nuk kanë munguar por…” – A ka qenë sezona më e zbehtë këtë verë, flet grimerja e njohur appeared first on Kosovapost.net.