Arre*stohen dy persona për ryshfet dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrja e ryshfetit” dhe “Ushtrim ndikimi”, transmeron KosovaPost.

Sipas njoftimit të Policisë, arrestimet janë bërë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, gjatë zbatimit të masave të posaçme të hetimit.

“Personat e dyshuar F.F., (1985) dhe M.S., (1987) dyshohet se kanë pranuar ryshfet në vlerë 850 euro për kandidat, në këmbim të kalimit të testit teorik për patent shofer,” thuhet në komunikatë.

Hetimet për këtë rast kishin filluar muaj më parë, ndërsa gjatë aksionit janë sekuestruar “850 euro, dy telefona celular, si dhe dosja e kandidatit që do të shërbejë për procedurë të mëtejme hetimore,” thekson Policia.

Të dyshuarit janë shoqëruar në hapësirat e DHKEK-së, ku “në prezencë të avokatit mbrojtës janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë,” thuhet në njoftim.

The post Arre*stohen dy persona për ryshfet dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare appeared first on Kosovapost.net.