Tifozët e Fenerbahçes demonstrojnë solidaritet me Pal*estinën

Tifozët e klubit turk Fenerbahçe kanë demonstruar solidaritet me Palestinën në ndeshjen play-off të UEFA Ligës së Kampionëve kundër klubit portugez Benfica, që po zhvillohet në stadiumin Chobaninë Stamboll, raporton Anadolu, transmeton KosovaPost.

Para fillimit të ndeshjes, tifozët e klubit turk shfaqën një banderolë të madhe të shkruar në të “Ndal gjenocidin në Gaza! Palestina e lirë”, si dhe valëvitnin shalle me ngjyrat palestineze, së bashku me flamuj palestinezë dhe turk.

Shfaqja e mbështetjes vjen më mes të sulmeve brutale të vazhdueshme të Izraelit ndaj Rripit të Gazës, ku që nga tetori i vitit 2023 janë vrarë të paktën 62.100 palestinezë.

Tifozët e Fenerbahçes edhe më herët kanë treguar solidaritet me Palestinën gjatë ndeshjeve evropiane, duke valëvitur flamuj palestinezë dhe duke brohoritur slogane në mbështetje të Palestinës.

The post Tifozët e Fenerbahçes demonstrojnë solidaritet me Pal*estinën appeared first on Kosovapost.net.