Basel i Shaqirit “ngec” në shtëpi, Bodo/Glimt siguron grupet. Mungoi goli në dy sfidat e tjera

Janë luajtur mbrëmjen e sotme 4 ndeshjet e radhës të vlefshme për play-off për të siguruar biletën për në grupet e Champions League. Norvegjezët e Bodo/Glimt mund të thuhet se kanë siguruar biletën për në grupe pas fitores 5-0 në shtëpi ndaj austriakëve të Sturm Graz.

Vendasit shënuan tre herë brenda 25 minutave të para me Hogh 7′, Bjortuft 10′, Saltnes 25′. Në pjesën e dytë ishte Evjen që shënoi golin e katërt në minutën e 54-të dhe autogol i Borvin në minutën e 80-të, për meritën e Jens Petter Hauge. Ish-anësori i Milanit bëri një ndeshje të madhe sonte, duke dhënë dhe dy asiste.

Basel i Xherdan Shaqirit nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në fushën e vetë ndaj FC Copenhagen. Të parët kaluan në avantazh zviceranët, pikërisht me Shqirin, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Danezët barazuan shifrat në fund të pjesës së parë më Gabriel Periera. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.

Në dy sfidat e tjera, Celtic-Kairat Almaty dhe Fenerbahce-Benfica mungoi golat. Të dyja sfidat u mbyllën në barazim pa gola.

The post Basel i Shaqirit “ngec” në shtëpi, Bodo/Glimt siguron grupet. Mungoi goli në dy sfidat e tjera appeared first on Telesport.