Milan hoqi dorë prej tij, por Rasmus Hojlund do të rikthehet sërish në Serie A

Milan duket se ka hequr përfundimisht dorë nga interesimi për transferimin e Rasmus Hojlund. Kuqezinjtë nuk kanë rënë dakord me kushtet personale të lojtarit dhe tani po shqyrtojnë kandidatë të tjerë për sulmin.

Ndërkohë, mediat italiane raportojnë se tani është Napoli pranë transferimit të sulmuesit danez. Duke qenë se Romelu Lukaku do të mungojë të paktën për 3-4 muaj, klubi napolitan është i detyruar të transferojë një sulmues të ri.

Ashtu si dhe ndaj Milanit, Hojlund ka kërkuar nga Napoli një garanci se do të qëndrojë në klub edhe për sezonet në vijim dhe jo të jetë një huazim i thjeshtë për një vit. Aktualisht palët janë në bisedime, por Nëse Hojlund do rikthehet në Serie A, do ndodhë vetëm për fanellën e Napolit dhe të asnjë ekipi tjetër.

The post Milan hoqi dorë prej tij, por Rasmus Hojlund do të rikthehet sërish në Serie A appeared first on Telesport.