Arsenal e ka seriozisht për Eberechi Eze, oferta e fundit e “Topçinjve” lë me “gisht në gojë” Tottenham-in

Kur pritej transferimi i tij te Tottenham për 60 milionë euro, pasi marrëveshja me Crystale Palace ishte shumë pranë zyrtarizimit, Arsenal futet fuqishëm në lojë për Eberechi Eze. Dëmtimi i Kai Havertz e ka detyruar klubin londinez të kthejë sytë nga merkato.

David Ornstein raporton se Arsenal ka nisur negociatat me Crystal Palace për transferimin e Eberechi Eze. Oferta e “Topçinjve” është plot 70 milionë euro, duke tejkaluar kështu propozimin e Tottenham për 60 milionë euro.

Vetë lojtari prej kohësh ka dhënë pëlqimin e tij për transferimin tek Arsenal, por ofertat e parë të londinezëve nuk janë marrë parasysh nga Crystal Palace. Tani situata ka ndryshuar dhe shifra 70 milionë euro duket shumë e vështirë të refuzohet nga klubi anglez.

The post Arsenal e ka seriozisht për Eberechi Eze, oferta e fundit e “Topçinjve” lë me “gisht në gojë” Tottenham-in appeared first on Telesport.