Hansi Flick ka një ëndërr, por kushton 100 mln euro! Lojtari duket se ka pranuar…

Barcelona ka një ëndërr dhe quhet Julian Alvarez.

Me largimin e Robert Lewandowski në verën e ardhshme, katalanasit kanë nevojë për një sulmues të klasit botëror. Lojtari i Atletico Madrid është prioriteti absolut i Barcelonës.

Operacioni nuk do të ishte i lehtë, sepse argjentinasi kushton 80 deri në 100 mln euro. Barcelona është e bindur se dëshira e lojtarit mund ta ndihmojë për ta realizuar këtë objektiv kaq madhor.

The post Hansi Flick ka një ëndërr, por kushton 100 mln euro! Lojtari duket se ka pranuar… appeared first on Telesport.