Luis Diaz e quajti transferimin e tij te Bayern Munich nga Liverpool këtë verë “një rrezik të madh” dhe zbuloi në një interbistë për “Bild” se para se të vinte në Bundesliga kërkoi këshilla nga Florian Wirtz.
Wirtz, që erdhi te “reds” nga Leverkusen po këtë verë, u takua me Diaz gjatë kampit para-sezonal të Liverpool, para transferimit të kolumbianit për 75 milionë euro te Bayern.
Diaz kaloi tre vjet e gjysmë me Liverpooli dhe shijoi sezonin e tij më të mirë në ligë me “reds” sezonin e kaluar, duke shënuar 13 gola dhe duke dhënë pesë asiste ndërsa ata fituan Premier League.
28-vjeçari pati një nisje të shkëlqyer me klubin e tij të ri, duke shënuar një gol të rëndësishëm në fitoren e tyre 2-1 ndaj Shtutgart në Superkupën e Gjermanisë. Gjithsesi, ai këmbënguli se transferimi i tij nuk ishte një vendim i lehtë.
“Jam shumë i lumtur dhe i kënaqur me mënyrën se si shkoi fundjava e kaluar. Ishte ndeshja ime e parë zyrtare, goli im i parë dhe titulli im i parë në Gjermani”, tha Luis Diaz.
“Ëndërroja të vija këtu për të arritur gjëra të mëdha dhe për të dhënë më të mirën time. Mundohem ta shijoj futbollin”, tha sulmuesi kolumbian i bavarezëve.
Në fund, Luis Diaz komentoi transferimin e tij: “Ishte një rrezik i madh, pasi luaja me kampionët e Anglisë. Gjithsesi, jam shumë mirënjohës ndaj menaxhmentit që më kontaktoi dhe më besoi”.
The post Luis Diaz: Ishte rrezik transferimi im te Bayern, jam i kënaqur që e nisa me gol dhe trofe appeared first on Telesport.