Art Abazi publikon fotografi krah të dashurës së re

Këngëtari shqiptar, Art Abazi, po shijon një periudhë të bukur në jetën e tij private.

Prej kohësh ai ka lënë të kuptohet se nuk është më i lirë, duke dhënë disa sinjale të fshehta në postimet e tij.

Tashmë, dyshimet janë kthyer në realitet, pasi artisti ka zgjedhur ta prezantojë publikisht partneren e tij përmes rrjeteve sociale.

Foto: Screenshot/Instagram

Fotot dhe videot e shpërndara prej tij tregojnë çiftin në momente të lumtura, duke i dhënë fund aludimeve të fansave.

Ata ndodhen aktualisht me pushime dhe duket se po i shijojnë maksimalisht ditët e relaksit, larg angazhimeve të përditshme.

Ky hap i Abazit shihet si një gjest i rëndësishëm, pasi ai zakonisht ka qenë i rezervuar për jetën personale, duke zgjedhur të mos e bëjë shpesh pjesë të vëmendjes mediatike.

Arti ndërkaq ka vite që ka bërë një tërheqje nga muzika, ndonëse është i veçantë në artin e tij.