Gabbia: Të luajmë në mënyrën më të mirë, pastaj do të shohim nëse mund të fitojmë titullin

E kemi lënë pas sezonin e kaluar. Tani gjithçka ka rinisur nga e para dhe u stërvitëm mirë në këtë periudhë”, është shprehur mbrojtësi i Milan, Matteo Gabbia, që synon një sezon si protagonist me kuqezinjtë.

E filluam mirë sezonin, duke fituar ndeshjen e parë zyrtare në Kupën e Italisë. Tani duhet të sistemojmë edhe disa gjëra për të qenë 100% gati për debutimin edhe në kampionat”, shtoi më tej mbrojtësi 25-vjeçar.

I pyetur për mundësinë e fitimit të titullit kampion në Serie A, ai theksoi: “Nuk ka të bëjë me besimin në të. Ambicia është e rëndësishme sepse duhet të mendojmë qartë për çdo ndeshje. Duhet të luajmë në mënyrën më të mirë, pastaj do të shohim“.

 

The post Gabbia: Të luajmë në mënyrën më të mirë, pastaj do të shohim nëse mund të fitojmë titullin appeared first on Telesport.