Këngëtarja dhe ikonë e stilit, Dua Lipa, ka realizuar një fotosesion të zjarrtë për edicionin e shumëpritur të muajit shtator të revistës Harper’s Bazaar US, i njohur si Icons Issue.
Me anë të një seti fotosh të realizuara në Paris nga fotografi i njohur Anthony Seklaoui, Dua shfaqet e fuqishme, e rafinuar dhe plot vetëbesim – duke vulosur statusin e saj si një nga figurat më me ndikim të muzikës dhe modës sot.
Në mbishkrimin e saj në Instagram, këngëtarja shkroi: “Harper’s Bazaar, edicioni i shtatorit i xhiruar në Paris”, duke ndarë me ndjekësit pamje nga editoriali luksoz dhe provokues.

Pamjet variojnë nga veshje të guximshme me dantella transparente e elementë të lëkurës, tek poza elegante me sfondin ikonik të Kullës Eiffel.
Duket qartë se Dua Lipa jo vetëm që dominon skenën muzikore, por është edhe një forcë e pandalshme në botën e modës.

Ky paraqitje vjen në një periudhë kur karriera e saj është në ngritje të vazhdueshme, dhe ajo vazhdon të mbetet një frymëzim për një brez të tërë adhuruesish që shohin te Dua kombinimin perfekt mes talentit, stilit dhe qëndrueshmërisë. /Telegrafi/





