Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se të gjitha pacientet që marrin shërbime obstetrike në institucionet publike shëndetësore nuk kanë nevojë të shqetësohen, pasi nuk detyrohen të blejnë barnat që parandalojnë gjakderdhjen pas lindjes, trqnsmeton KosovaPost.
Sipas njoftimit, edhe pse aktualisht nuk është në dispozicion medikamenti metilergometrinë, kjo nuk ndikon në trajtimin e pacienteve, pasi përdoret oksitocina, një produkt alternativ me efekt të barasvlershëm, i cili është i pranishëm në të gjitha njësitë shëndetësore dhe siguron trajtim të plotë sipas standardeve mjekësore.
The post ShSKUK qetëson pacientet: Nuk ka mungesë të barnave kundër gjakderdhjes pas lindjes appeared first on Kosovapost.net.