Luis de la Fuente analizoi në “Radioestadio Noche” të “Onda Cero” situatën aktuale të kombëtares spanjolle, dy javë para rifillimit të fazës kualifikuese për Botërorin 2026.
Rodri dhe Carvajal – “Le t’i marrin gjërat me qetësi, e rëndësishme është të jenë të sigurt në atë që bëjnë në fushë. Ajo që dua është që të jenë në dispozicion për Botërorin”.
Lavde për Yamal – “Lamine është një futbollist që do të bëjë histori. Duhet t’i japim qetësinë e duhur, ta trajtojmë me kujdes… Pra, duhet të formojmë njerëz para se futbollistë”.
Joan García – “Unë nuk shikoj klubin e origjinës së futbollistit. Në kombëtare do të vijë ai që besojmë se duhet të vijë. Kemi 6 portierë spanjollë, që janë ndër 10 më të mirët në botë. Jemi të sigurt në këtë aspekt, me ata që do të marrim do të bëjmë zgjedhjen e duhur”.
Gonzalo García – “Është një lajm mjaft i mirë për futbollin spanjoll, por këta të rinj duhet të punojnë shumë, sepse kemi një kombëtare shumë të fortë. Duhet të jetë një motiv shtesë ta dijë se është në radarët tanë”.
The post “Yamal do të bëjë histori si futbollist, duhet ta trajtojmë me qetësi dhe kujdes” appeared first on Telesport.