Sveçla: Sipas raportit të fundit të publikuar nga Gallup, Republika e Kosovës renditet në vendin e 12-të në botë për ndjenjën e lartë të sigurisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se Republika e Kosovës është renditur ndër vendet më të sigurta në botë, sipas raportit të fundit të publikuar nga Gallup. Në këtë raport, Kosova zë vendin e 12-të globalisht për ndjenjën e lartë të sigurisë, duke u pozicionuar mes 14 shteteve më të sigurta në botë.

Lexo më shumë  Lajm i mirë për qytetarët e Shtimes: Nisin punimet për dy fusha tenisi në vlerë 200 mijë euro

Gjithashtu, sipas Indeksit të Rendit dhe Ligjit, vendi është renditur në pozitën e 8-të mes dhjetë shteteve kryesore.

Sveçla ka theksuar se ky rezultat është fryt i vizionit dhe punës së pandalshme të Qeverisë për një Republikë të sigurt për të gjithë qytetarët, ku mbizotërojnë rendi dhe ligji në çdo pjesë të saj.

Ai ka vlerësuar përkushtimin dhe profesionalizmin e institucioneve të sigurisë, të cilat sipas tij, kanë garantuar rendin dhe sigurinë në vend.

Lexo më shumë  Kriza e mbetjeve, si i vjel krimi i organizuar fondet publike në Shqipëri

“Këto vlerësime janë dëshmi e progresit që ka arritur Republika e Kosovës në ndërtimin e një shoqërie të sigurt dhe të qëndrueshme. Janë gjithashtu reflektim i përkushtimit të institucioneve tona dhe besimit të qytetarëve në një të ardhme ku rendi, ligji dhe siguria mbeten themele të shtetit tonë,” ka shkruar ministri.

The post Sveçla: Sipas raportit të fundit të publikuar nga Gallup, Republika e Kosovës renditet në vendin e 12-të në botë për ndjenjën e lartë të sigurisë appeared first on Kosovapost.net.