Te City nuk grumbullohet, Borussia Dortmund kërkon të marrë në huazim talentin argjentinas

Pas deklaratës së trajnerit Pep Guardiola se Manchester City ka mjaft lojtarë të tepërt në ekip, që duhet të luajnë në vende të tjera, vjen lëvizja e pare.

Sipas “Sky Sport”, skuadra e Borussia Dortmund ka bërë një ofertë për të marrë Claudio Echeverri në huazim për këtë sezon. Lojtari luan si mesfushor-sulmues apo anësor krahu.

Në fakt, janë disa klube që janë vënë në radhë për të siguruar shërbimet e 19-vjeçarit argjentinas në huazim. Vjet, ai bëri debutimin me “citizens” në kampionat, duke luajtur vetëm 1 ndeshje (kundër Fulham).

Gjithsesi, oferta e Dortmund përfshin një mundësi për të blerë Echeverri, por nuk është e qartë nëse City është i hapur për këtë ide. Skuadra angleze nënshkroi Echeverri nga River Plate në janar 2024, por ai qëndroi atje në huazim deri në janar të këtij viti.

The post Te City nuk grumbullohet, Borussia Dortmund kërkon të marrë në huazim talentin argjentinas appeared first on Telesport.