“La Gazzetta dello Sport” raporton se klubi saudit Al-Ahli i ka dërguar së fundmi Juventusit një ofertë 25 milionë euro, të gatshëm për ta rritur deri në 30 milionë euro, për Manuel Locatelli.
Juventus nuk është menduar fare dhe ka kthyer përgjigje negative. Igor Tudor e vlerëson shumë kapitenin e bardhezinjve dhe e sheh atë si një pjesë kyçe e projektit të tij. Pavarësisht rrogës së majme të ofruar nga klubi saudit, Locatelli nuk e mendon largimin nga Juventus.
Megjithatë, fituesi i Champions League në Azi, pas përgjigjjes negative të Juventusit, ka piketuar një tjetër kandidat nga Serie A. Objektivi i radhës i klubit saudit është Youssouf Fofana i Milanit. Edhe për të vlen e njëjta ofertë: 30 milionë euro.
The post Ofertë 30 milionë euro nga Arabia Saudite, por Juventus nuk e “dorëzon” kapitenin appeared first on Telesport.