Dëmtimi i Lukaku-t i prish planet Milanit, Napoli kërkon të mbyllë sa më shpejt transferimin e sulmuesit të njohur

Romelu Lukaku pritet të mungojë të paktën për 3 muaj, pasi dëmtimi që pësoi në miqësoren e fundit ndaj Olympiacos rezultoi më i rëndë sa pritej. Në këtë situatë, Napoli është e detyruar të ndërhyjë në merkato.

“Football Italia” raporton se Napoli do tentojë transferimin e Rasmus Hojlund nga Manchester United. Sulmuesi danez i lënë jashtë planeve të Ruben Amorim për sezonin e ri ka kohë që përflitet për një transferim te Milan, por interesimi i Napolit mund të ndryshojë destinacionin e tij.

Napoli dhe Milan kanë kohë deri më 1 shtator për të bindur United dhe vetë lojtarin. “Djajtë e Kuq” janë më të interesuar për shitjen përfundimtare të lojtarit, ndërsa dy klubet e Serie A janë më shumë për formulën e huazimit me të drejtë blerjeje.

Përveç Hojlund, Napoli po shqyrton edhe emra të tjerë, por danezi duket së është më i preferuar nga Conte, pasi e njeh mirë Serie A dhe s’do kërkonte kohë për t’u përshtatur.

The post Dëmtimi i Lukaku-t i prish planet Milanit, Napoli kërkon të mbyllë sa më shpejt transferimin e sulmuesit të njohur appeared first on Telesport.