Barcelona e nisi me këmbë të mbarë sezonin e ri, duke fituar në transfertë 0-3 ndaj Mallorca-s, në një sfidë ku nuk munguan polemikat. Katalanasit kishin një mungesë të rëndësishme në këtë takim, siç ishte ajo e Robert Lewandowski, i dëmtuar në seancën stërvitore më datë 8 gusht.
Fillimisht u tha se polaku do të ishte në gjendje të rikthehej në fushë javën e parë të shtatorit, por sot mediat spanjolle kanë dhënë lajmin fantastik për tifozët e Barcelonës.
Sipas gazetës katalanase Sport, Lewandowski është rikuperuar më shpejt se sa pritej, ndaj pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës në La Liga, ndaj Levante në fundjavë. Nuk dihet ende nëse polaku do jetë direkt në formacionin titullar, por përfshirja e tij në skuadër për ndeshjen e të shtunës është e sigurt.
The post “Kthim ekspres”… Ylli i Barcelonës rikthehet në fushë kundër Levantes? appeared first on Telesport.