Amorim i bën dalje Onana-s, Man. United ka në listë 3 kandidatë për t’i besuar portën

Manchester United e nisi me humbje sezonin e ri në Premier League, ku u mposht 0-1 në “Old Trafford” nga Arsenal. Ruben Amorim kishte lënë jashtë skuadrës për ndeshjen e djeshme disa emra të njohur, të cilët pritet të largohen gjatë këtyrë ditëve të mbetura të merkatos. Një prej tyre është edhe Andre Onana.

Ruben Amorim i ka bërë përfundimisht dalje portierit kamerunas, ndaj dhe drejtuesit e United kanë nisur nga puna për të gjetur portierin e ri, pasi edhe portieri tjetër, Altay Bayindir, nuk bind për të qenë titullar.

“The Sun” raporton se Man. United kanë një listë me 3 emra të njohur, ku njëri prej tyre do jetë portieri i tyre i ri: Emiliano Martinez, Senne Lammens dhe David de Gea.

Emiliano Martinez është në kërkim të një ekipi të ri, pasi u largua nga Aston Villa në fund të sezonit të kaluar. Ai është tashmë lojtar i lirë dhe mund të vijë falas në “Old Trafford”, mbetet vetëm që të gjejë gjuhën e përbashkët me drejtuesit e United përsa i përket pagës.

Emri i dytë, Senne Lammens, konsiderohet si një investim afatgjatë. 23-vjeçari që aktualisht është pjesë e Royal Antëerp, konsiderohet si një portier me të ardhme të mirë dhe për të ka interes nga disa klube të njohura.

Emri i tretë, David de Gea, një dashuri e vjetër e tifozëve të United është gati të rikthehet, të paktën për një sezon. 34-vjeçari është në kontratë me Fiorentinën deri në vitin 2028, por ka shprehur gatishmërinë për t’u larguar nga klubi vjollcë dhe të rikthehet tek ekipi i tij i zemrës.

The post Amorim i bën dalje Onana-s, Man. United ka në listë 3 kandidatë për t’i besuar portën appeared first on Telesport.