Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare ndaj dy zyrtarëve të Drejtorisë së Urbanizmit në Prizren, në lidhje me rastin e objektit të trashëgimisë kulturore “Saraji i Vjetër” në Prizren.
Lidhur me këtë, Sekretari i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Bislim Bislimi, do të mbajë konferencë për media nesër.
Konferenca do të mbahet në ora 13:30, në objektin e MKRS-së.
The post Rasti i rrënimit të “Sarajit të vjetër” në Prizren, MKRS nesër mban konferencë për media appeared first on Kosovapost.net.