Duda Balje pozon krahë të bijës

Deputetja e njohur e Kuvendit të Kosovës Duda Balje, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa momente të veçanta nga një aheng familjar.

E njohur për stilin e saj të veçantë dhe prezencën elegante, Duda është shfaqur e kuruar deri në detajin më të vogël, duke rrezatuar hijeshi dhe vetëbesim, shkruan “Kosovarja”.

Ajo ka publikuar disa foto krahë së bijës së saj, Zejnes, ku të dyja duken mjaft të lumtura pranë njëra tjetres.

Nënë e bijë shfaqen në një atmosferë të ngrohtë familjare, duke reflektuar dashurinë dhe harmoninë që i bashkon.