Reijnders hyri direkt në historinë e Manchester City, start si ai vetëm Aguero

Mjaftuan 45 minuta që Tijjani Reijnders të fitonte përfundimisht zemrat e tifozëve të Manchester Cityt. Loja e tij me teknikë mahnitëse solli golin e parë të Haaland dhe pastaj, goditja me të majtën poshtë, që përfundoi në këndin e portës kundërshtare, regjistroi golin e parë “anglez” të holandezit.

Për më tepër, në pjesën e dytë, ish-lojtari i Milanit dha edhe një asist të vërtetë, duke fituar përfundimisht zemrën e tifozëve blu të Manchesterit. Lojtari i fundit i City që kishte regjistruar një gol dhe një asist në debutimin e tij në Premier League ishte Sergio Aguero më 2013, legjendë e klubit të “Etihad”.

Nuk mund të kishte mënyrë më të mirë nga Reijnders për ta nisur aventurën e tij të re larg Milanit.

The post Reijnders hyri direkt në historinë e Manchester City, start si ai vetëm Aguero appeared first on Telesport.