Simeone: Humbja që në start një rezultat i dhimbshëm, do të na shërbejë si leksion

Atletico Madrid e sezonin e ri në La Liga me një humbje të dhimbshme 2-1 kundër Espanyol. Kjo ishte hera e parë që trajneri argjentinas humbet në javën e parë në Spanjë. “E humbëm ndeshjen, rezultati na dhemb. Mendoj se do të shërbejë si mësim”, tha trajneri Diego Simeone.

Jemi ende në fillim të sezonit dhe nga kjo ndeshje duhet të mbaj shënim gjërat shumë të mira që bëmë. Futbolli është i mrekullueshëm: ata shënuan nga një situatë pa top, pastaj menjëherë e bënë rezultatin 2-1, dhe ne mbetëm duarbosh“, shpjegoi Simeone.

Për zëvendësimet e Almada dhe Baena, të cilët dolën nga fusha së bashku: “Ne e menaxhuam mirë ndeshjen deri te goli. Donim të sillnim lojtarë të rinj. Më pëlqyen Almada, Álex, Johnny… askush nuk dëshiron të fitojë më shumë se unë“.

Lidhur me reagimin e Julian Alvarez ndaj zëvendësimit, trajneri e minimizoi atë: “Është normale, të gjithë zemërohemi, edhe kur luajmë me miq. Ai po bënte një ndeshje të mirë.”

Ky rezultat na dëmton, por do të na ndihmojë të rritemi. Ekipi luajti mirë deri në minutën e 60-të, me karakter. Por fitorja është ajo që ka rëndësi: Nuk mund të jem i kënaqur me një humbje“, tha Simeone.

The post Simeone: Humbja që në start një rezultat i dhimbshëm, do të na shërbejë si leksion appeared first on Telesport.